Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Tetovë

Në rrugën 108 në Tetovë në një shtëpi ka shpërthyer bombola e gazit, sipas informacioneve të para të dëmtuar kan ngelur pronari i shtëpisë dhe nipi i tij ndërsa me lëndime të lehta ka ngelur edhe bashkëshortja e pronarit.

Rastin për Pacensurë e ka konfirmuar dëshmitari i cili në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qen duke kaluar në këtë lagje.

Ende nuk dihet arsya se përse ka shpërthyer bombola e gazit por menjëherë në vendngjarje ka shkuar ekipi i zjarrfiksëve të Tetovës por edhe autoambulanca.

Të lënduarit menjëher janë dërguar në spitali e Tetovës.