Shqipëria i ka shpallur të padëshirueshëm dy diplomatë iranianë

Shqipëria ka shpallur si persona të padëshirueshëm dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edlira Prendi, konfirmoi për AA vendimin për shpalljen si të padëshirueshëm në vend të dy diplomatëve të Iranit.

“Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend”, tha Prendi.

Ajo theksoi se vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si persona të padëshirueshëm është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.