SHQIPONJAT ILIRIANE/ILLYRIAN EAGLES kujtojnë në Gjermani heroin kombëtar Sali Çekaj.

“Pervjetori i 20-të i heroit tonë kombëtar Sali Çekaj. Me njerëz te mirë ,Me vargje dhe kujtime të mira ,Me kangë dhe vallë të zemrës te kujtuam sot ty o i pavdekshmi Sali Çekaj. Lavdi”-Kështu shkruhet saktë dhe bukur duke e ilustruar me foto në një status të vetë drejtuesit të shoqerisë kombëtare Shqiponjat Iliriane, Sabi Kaçanolli ku ai së bashku me shokët e ti të tjerë në rrugëtimin e tyre për bashkimin e Shqiptarëve në Gjermani dhe mëtej këtë herë ishin në përvjetorin e një burri të madh, një heroi kombëtar shqiptar Sali Çekaj që luftoi në Koshare, ky përvjetor i 20-të i heroit është kujtuar në Shtutgart të Gjermanisë në shenjë respekti për heroizmin e tij të pavdekur, ndërsa djemtë e fortë të Shqiponjave Iliriane kanë krijuar me duar shqiponjën për këtë Shqipe Hero të pavdekshëm, duke i dhënë respektin e merituar heroit dhe duke marrë si gjithmonë shumë vëmendje të bukur. Këto foto që ne ju sjellim tregojnë më së miri këtë aktivitet përkujtimor.