Shqiptaro-amerikanët në Miçigan luten për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Me lutje për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti filloi manifestimi dedikuar 107 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, organizuar nga Kisha Katolike “Zoja Pajtore” në Michigan. Dom Ndue Gjergji, famulltarë i kësaj kishe deklaroi me një fjalim prekës uroj që njerëzit të duhen dhe respektohen gjithmonë me njëri tjetrin, ashtu siç u gjetën pranë njëri tjetrit dhe në rastin e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë. Në këtë organizim fjalim rasti patën dhe personazhe të tjerë të shquar nga skena politike, artistike dhe fetare.