Shtabi Qendror i Aleancës pa asnjë tetovar, tetovarët mund ti hakmerren Selës

Njëjtë si në kryesinë e lartë të partisë ose figurave kryesore ,edhe në struktura më poshtë , opozita shqiptare vazhdon t’a anashkalojë Tetovën si njërin ndër qytetet kryesore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ku pretendon të fitojë vota shkruan Tetovasot.

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, mbrëmë mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgaditjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:
Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:

Për Zonën 1
Zulfi Adili

Për Zonën 2
Elmi Aziri

Për Zonën 5
Syrija Rashidi

Për Zonën 6
Halil Snopçe dhe Ilire Dauti

2. Kryesia Qëndrore autorizon Kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.

Por pikërisht kjo mbledhje ka bërë që të fillojnë edhe reagime nga Dega e Tetovës dhe siç mëson TS mund të bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Ndryshe ASH ende nuk mund të gjejë një kandidat për kryetar komune në Tetovë dhe disa komuna tjera.Tetovasot