SHUARJA E DALIP GRECËS, HUMBJE E MADHE PËR PUBLICISTIKËN SHQIPTARE NË AMERIKË

Me hidhërim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e gazetarit, mikut e kologut tonë të nderuar, z. Dalip Greca.
Dalipi ishte një nga gazetarët më produktivë, më të palodhshëm dhe më bashkëpunues, i cili, në mënyrë shumë korrekte, shumë profesionale e, madje edhe afirmative, ka përcjellur punën, aktivitetet dhe të arritruat e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, që nga themelimi i saj më 2001.
Ikja e tij e parakohëshme, mu në vlugun e punës së tij, është një humbje jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë ne që e njohëm dhe patëm fatin të bashkëpunojmë me të.
Me shuarjen e tij, publicistika shqiptare në SHBA, humbi një nga punëtorët e saj më të palodhur e më aktivë në këto dy dekada.
Andaj, familjes, kolegëve e miqve të tij të shumtë, gazetës “Dielli”, Federatës Panshqiptare “Vatra”, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Nga kryesia e
Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë