Si e dorëzuan shtetësinë 45 mijë qytetarë të Kosovës

Zhvleftësimi i pasaportës dhe probleme të tjera i kanë bërë kosovarët ta lenë vendin e tyre. Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi në MPB, Liridon Neziri tha se nga viti 2009, rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Një pjesë e mirë e tyre banojnë në vende të BE ku nuk lejohet dy shtetësia.

Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Ky fakt është bërë i ditur nga shifër Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.

Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi në MPB, Liridon Neziri tha se nga viti 2009, rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas Nezirit, për arsye se disa vende të Bashkimit Evropian ku jetojnë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dy shtetësinë.