Si trafikohen dhe shiten vajzat shqiptare si prostituta në Britani

Televizioni prestigjoz britanik,  Sky News. i ka kushtuar një artikull trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt ishullit britanik, ndërsa shifra konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, të cilat duket se janë rritur me 35 për qind.

Ka qenë gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij të cilët në kuadër të këtij artikulli kanë vizituar edhe Shqipërinë.

Sipas investigimit të medias angleze, thuhet se shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër përfundon në ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë.

Fillimisht gazetarë janë ndalur në Vlorë, në një qendër ku ndodhen 15 femra, që kanë qenë viktima të trafikut dhe janë janë kthyer së fundmi nga Anglia. Këto femra janë torturuar barbarisht, janë goditur edhe pse ishin shtatzëna. Një nga zërat për median britanike ishte Besjana, e cila tregoi se pasi kishte mbetur shtatzënë, familja, kryesisht vëllai dhe nëna i kishin bërë dalje, ndërsa kishin ushtruar dhuna me qëllim që të dështonte fëmijën.