Si u bë Getuart Bytyqi frizeri 23 vjeçar nga Kosova kaq i famshëm në Zvicër?

Lista e artistëve shqiptar të sukseshëm në Evropë e botë po rritet përditë e më shumë. Getuart Bytyqi është hair-artist i sukseshëm e kreativ, që profesionin e tij e zhvillon qysh kur ishte 15 vjeç, ndërkaq prej dy vitesh ka sallonin e tij në Zvicër.

Është vetëm 23 vjeç, por suksesin në fushën e parukerisë e ka të madh, madje “Getti Coiffeur” është shndërruar në pikën e preferuar për të gjjthë meshkujt që duan të duken bukur dhe të kenë frizuren më “trendi”.

“Getti Coiffeur” është salloni luksoz e modern që tërheq klientë të nacionaliteteve të ndryshme, zvicerran, shqiptar, italian, portugez, polak, holandez, etj.

Në këtë sallon për meshkuj, kryhen shërbime si prerje, stilim, heqje dhe rregullim i mjekrres, vetullave, ngjyrosje, etj dhe të gjitha nga maestro i këtij profesioni, Getuart Bytyqi dhe stafi i tij tejet profesional e mikëpritës. Siç kuptojmë, së shpejti pritet të hapet edhe “Getti Coiffeur 2” dhe me gjasë të jetë një pikë e re interesi për klientelen e gjerë.

“Getti Coiffeur”, që është më i frekuentuari dhe i rregulluari me shije, gjendet ne alzbachstrasse 3 , 5734 Reinach AG.