Sindikata e Policisë: Spasovski i dënon sindikalistët me shpërndarjen e tyre

Sindikata e Pavarur e Policisë sot reagoi ndaj zgjidhjeve të fundit të miratuara nga Ministria e Brendshme për rishpërndarjen e disa prej punonjësve që janë anëtarë të organizatave sindikale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov tha se më 24 dhjetor, dy ditë pas zgjedhjes së tij si ndihmës sekretari i përgjithshëm i sindikatës, është dhënë urdhër për rishpërndarje nga stacioni i policisë në Aerodrom në stacionin policor Bllacë.

“Duke pasur parasysh se unë jam një avokat i diplomuar me një provim të kualifikuar, madje i rikualifikuar si zyrtarë policor për rezultatet e mia të drejtpërdrejta të dhënë personalisht nga ministri dhe për kryerjen e detyrave të mia unë nuk kamë pasur vërejtje as me gojë. Unë dua të pyes ministrit nëse kjo është pamja e profesionalizmit në Ministrinë e Brendshme, duke dërguar punëtorë në mal, vetëm për shkak të aktiviteteve të tyre në sindikatë”, pyeti Efremov.