Sinishtaj: Entuziazëm i madh i Kurtit për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, nëpërmjet një postimi në fb ka deklaruar se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai me këtë rast, ka theksuar se entuziazmi i madh i Kurtit për të ardhmen e Kosovës, ishte ajo që i pëlqeu më së shumti, duke cekur se shpreson në sukseset e Qeverisë së tij.

“Kryeministri i Republikes së Kosovës, gjatë vizites se tij në Michigan. Me pelqej entuziazmi i tij per të ardhmen e Kosovës, unë sinqerisht shpresoj në suksese të qeveris Kurti, atdheu ka nevoj për avancime në ekonomi, drejtsi, kapacitete mbrojtje, mirëqënje sociale dhe shumë te tjera ! ”, ka shkruar Sinishtaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”.