Sinishtaj: Nder i madh të jem pjesë e vizitave të Haradinajt në ShBA

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, nëpërmjet një postimi ka vlerësuar lartë personalitetin e Ramush Haradinajt, duke deklaruar se ishte i nderuar të ishte pjesë vizitave të tij në Amerikë.

Që nga Uashingtoni dhe Michigani pata fatin të marrë pjesë në vizita dhe takime të shumta ku pata mundësi ta shoh nga afer dashurinë dhe rrespektin e tij për kombin, shtetin dhe lirinë, ka shkruar Sinishtaj për ish kryeministrin dhe gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i Vilson Sinishtaj në fb:

Ishte kenaqësi dhe nder i madh për mua që se bashku me Berat Gegaj dhe Agron Dedivanaj të jem pjesë e vizitës së Komandantit dhe heroit te gjallë Ramush Haradinaj në SHBA. Që nga Uashingtoni dhe Michigani pata fatin të marrë pjesë në vizita dhe takime të shumta ku pata mundësi ta shoh nga afer dashurinë dhe rrespektin e tij për kombin, shtetin dhe lirinë. Në historinë e lavdishme të kombit tonë ata që Shqiptarisë i dhuruan gjithçka, si familja Haradinaj, në vete mbajnë bekimin e kombit dhe Zotit.
Përjetësisht falendërues për sakrificen tuaj për lirinë e kombit tim dhe për rrespektin për komunitetin tonë këtu në Michigan!
Rrnoft Shqypnia 🇦🇱🇦🇱🇦🇱