SKANDALOZE/ Blerim Sejdiu promovon rrugë të komunës së Tetovës (FOTO)

Një skandal i cili nuk përsëritet brenda 100 viteve. Kryetari i komunës së Zhelinës dje ka promovuar një rrugë të komunës së Tetovës. Për të qenë edhe skandal më i madh ai mundohet ti tallet me banorët e Strimnicës duke ju thënë se ka asfaltuar rrugën Strimnicë – Falisht ndërsa rruga e asfaltuar është vetëm në fshatin Falisht fshat që i takon komunës së Tetovës, 100% i banuar me maqodnas.

“Sot inspektuam punimet e asfaltimit të shtresës së parë të asfaltimit në rrugën Strimnicë-Falisht” ka shkruar gjatë inspektimit të rrugës vet kryetari Blerim Sejdiu

Ndërsa me 2 shtator Blerim Sejdiu ka thënë se do të nis asfaltimi i rrugës Strimnicë- Falisht e që i ka mashtruar banroët e Strimnicës pasi nuk ka asfaltuar rrugë të komunës së Zhelinës por të Tetovës.

“Ju njoftojmë se këtë javë fillojmë me realizimin e projektit “Rekonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës lokale Strimnicë-Falishtë”. Ua bëjmë me dije se për shkak të punimeve, komunikacioni rrugor do të jetë i ndaluar prej datës 06.09.2021 deri 23.09.2021, prej orës 08:00 deri ora 17:00. Ju kërkojmë që të keni durim dhe të i shfrytëzoni rrugët alternative” ka shkruar me 2 shtator të këtij viti Blerim Sejdiu

Siç mëson TetovaSot, nga shkaku i paaftësisë së Blerim Sejdiut dhe keqmenaxhimit të fondeve të siguruara, rruga Strimnicë – Falisht nuk asfaltohet, por është asfaltuar rruga brenda në fshatin Falisht që i takon komunës së Tetovës.

Nuk dihet se si do të arsyetohet Blerim Sejdiu me këtë skandal, por banorët e Strimnicës kanë nisur të revoltohen pasi ai ju premtoi rrugën nga Strimnica në Falisht e jo në fshatin Falisht. /TS/