“S’ke nder prandaj të la Mozzik”, Loredana i’a kthen komentin fanses (FOTO)

Pasi konfirmuan ndarjen, Mozzik dhe Loredana e kanë bërë të qartë se marrëdhëniet me njëri-tjetrin nuk janë aq të mira.

Ndërkohë reperja me anë të një videoje në Instagram paralajmëron këngën e saj më të re “Kein Wort” me Juju, por mes komenteve nuk ka munguar një që i shkruan për Mozzikun.

“Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, shkruan komentuesi.

Por Loredana nuk e ka lënë pa një përgjigje komentuesin duke ia kthyer:

“Unë të blej dhe ty”, ja kthen reperja.