Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit që vdiq nga orteku

Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, ka pikëlluar shumë njerëz, të afërm, miq e bashkëpunëtorë të tij.

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, me fillim nga ora 10:30 deri në ora 11:45, arkivoli me trupin e pajetë të Dacit do të qëndrojë në hollin e Kuvendit të Kosovës për homazhe.

Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në orën 12:30, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet një mbledhje komemorative, me ç’rast fjalime do të mbajnë kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi dhe një familjar i të ndjerit.

Në orën 13:00 do të bëhet varrimi i tij me rituale fetare në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri.