Sot, mënyra e përgatitjes së eklerit ka arritur përsosje

Trashëgimia e pastiçerisë franceze, ekleri (lloj paste) daton nga shekulli i 19-të. Historia na rrëfen dhe dëshmon se ekleri i parë, u përgatit nga kuzhinieri i famshëm francez Antonën Karem. Sot, mënyra e përgatitjes së eklerit ka arritur përsosje, gjë që mund të kundrohet dhe vërehet edhe në Shkup. Në një atmosferë të këndshme dhe të qetë, ambasadori ishte të mërkurën më 8 maj, në kafenenë “Factory”, ku mori pjesë në promovimin e shumë llojeve të eklerëve francezë. Të prodhuar sipas recetave më të reja, por në përputhje të thuktë me traditën, këto eklere me shije të ndryshme, do të jenë pjesë përbërëse e menysë së kafenesë “Factory”.

https://www.facebook.com/France.Skopje/photos/pcb.2643728152310125/2643727815643492/?type=3&theater