Sot në gjykimin e “27-prillit” do të jepen dëshmi nga Ninxha, Pepiq, Çavkov dhe Lazarov

Me dëshmitë shtesë të një pjese të të akuzuarve sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Seancën e kaluar propozoi mbrojtja e të akuzuarve Kërste Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksander Vasillevski.

Seancën e sotme duhet të jepen rreth qindra audio bisedime dhe fotografi të propozuar nga Ninxha nëse do të dorëzohen nga Prokuroria, ndërsa paraqitja e dëshmive të Çavkov, Lazarov dhe Pepiq varet se a do të lejohet deklarimi i tyre.

Procesi gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskoska dhe Ivana Trajçevska.