Sot në Radio – Shkupi, të ftuar nga autorja e emisionit të mëngjesit Arlinda Kalisi, drejtori i ansamblit z. Shkodran Tolaj dhe këngëtari veteran i ansamblit z.Salajdin Miftari folën për sukseset e vitit 2020 dhe planet për vitin 2021

Sot për dëgjuesit e Radio Shkupi, prezantuesja dhe autorja e emisionit të mëngjesit Arlinda Kalisi kishte rezervuar minutat për ti ndarë bashkë me drejtorin e Ansamblit z.Shkodran Tolaj dhe këngëtarin veteran z.Salajdin Miftari për të ndarë eksperiencat e jashtëzakoshme të një viti plot sfida por shumë të suksesshëm për institucionin! Drejtori Tolaj falemnderoi Radio – Shkupin dhe televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe për përkrahjen e parezervë që i ka dhënë ansamblit gjatë gjithë vitit. Si rrjedhojë e një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm sot në kemi arritur të arkivojmë në TVM2, repetorin më të mirë të Lorenc Antonit – muzikologut, dirigjentit dhe kompozitorit të parë nga Maqedonia, koncertin për Trio Zajazin – ikona të këngës autoktone shqiptare, më pas koncertin e 28 nëntorit që do mbahet mend për realizimin e shkëlqyeshëm në një vit tepër të rëndë si dhe koncertin që u transmetua për vit të ri, realizuar në vazhdën e koncerteve vjetore, në Tetovë më 18 dhjetor. Pra bashkëpunimi ndërinstitucional ka dhënë fryt të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020 – tha drejtori Tolaj. Sa u përket sfidave, udhëtimet jashtë vendit ishin të pamundura për shkak të anulimeve dhe pandemisë andaj vetëm në fillim të vitit Ansambli pati fat që të realizojë dy pjesëmarrje tejet të suksesshme: në Kosovë me 17 shkurt dhe në Mal të Zi me 7 mars. Prezantuesja e emisionit Arlinda Kalisi theksoi se që nga marrja e mandatit ka shprehur besimin se ansambli do të frymojë ndryshe marrë parasysh personalitetin artistik dhe karrierën e drejtorit Tolaj andaj edhe vitin e kaluar por dhe sivjet institoi që në janar të të flitet për Ansamblin sespe është institucion që ka çfarë i’u ofron dëgjuesve të Radios që në numër janë të shumtë në tërë RMV – në. Salajdin Miftari si këngëtarë veteran në ansambël potencoi se është fat që ansamblin e drejton jo vetëm një artist por një punëtor i jashtëzakonshëm me diciplinë dhe rregulla gjermane. Kjo ka bërë që amsambli të gjej vehten menjëherë nga fillimi dhe gjatë muajve të pandemisë duke filluar të parët platformën e punës online, duke realizuar dhjetëra video senzibilizuese në solidarizim me viktimat e prekura nga Covid 19 në tërë botën, duke punuar edhe vallëtarët literaturë tejet të rëndësishme teknike online me koreografin Artan Ibershimi, si dhe të realizohet gjatë asaj kohe komplet programi për kompozitorin Musa Piperku që u shfaq pas daljes në punë- tha Miftari. Ai shfrytëzoi rastin që ta falemnderojë drejtorin Tolaj publikisht që nuk ka lëshuar pe dhe ka bërë që ansambli të jetë i vetmi institucion që ka realizuar komplet programin e vitit 2020 dhe mu për këtë mori edhe çmimin si drejtuesi më i suksesshëm nga të gjitha institucionet kulturore në vend! Kjo për një staf relativisht të ri artistësh dhe një institucion të ri është arritje e madhe- tha Miftari. Sa i përkret vitit 2021 drejtori Tolaj theksoi se viti artistik ka nisur me “Flakën e janarit” ku ekskluzivisht në sheshin “Skenderbeu” u interpretua kënga “Për ju qan janari” me 17 janar. Drejtori Tolaj nuk harroi pa falemnderuar komunat, shoqëritë kulturore, bashkëpunëtorët e shumtë me të cilët ka patur një bashkëpunim të ngushtë gjatë vitit që e lamë. Në vazhdën e bashkëpunimeve shumë shpejtë do kemi aktivitet tjetër bashkë me ambasadën e Kosovës në RMV, tha drejtori Tolaj por këtë aktivitet e la befasi për dëgjuesit sepse kemi të bëjmë me një projekt totalisht premierik dhe shumë special i cili padiskutim do ketë ekskluzivitetin e tij në shkurt dhe do përbëjë një shtyllë tjetër në sukseset e ansamblit!