Spasovski: Hetimet për ikjen e Gruevskit, do të tregojnë ku ka dështuar sistemi (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, mendon se faji për arratisjen e Nikolla Gruevskit nuk është tek MPB, por pranoi se bëhet fjalë për dështim të të gjithë sistemit, i cili duhet të konfirmohet nga hetimet.

“Gruevski nuk i ka ikur MPB-së. Kjo është gjendja faktike. Unë nuk flas për hedhje të topit, por për këtë rast që të shohim se ku ka dështuar sistemi, që të mund më pas përmes ligjeve ta përmirësojmë dhe të mos na ndodhin raste të tilla”, ka thwnw midis tjerash Spasovski, në një intervistë për 1TV.