Spasovski paralajmëron rritjen e pagave për policët në vitin e ri

Sindikata e policisë së Maqedonisë në të kaluarën ka vepruar si një forcë e vërtetë sindikale e cila përfaqësonte partner të besueshëm në të gjitha përpjekjet tona për cilësi dhe efikasitet të funksionimit dhe reformimi të Ministrisë së Brendshme, tha ministri Oliver Spasovski në një fjalim në këshillin qendror të Sindikatës së policisë së Maqedonisë në Ohër.

“Realizuam aktivitetet për blerjen e uniformave për punonjësit e policisë, projektin për rinovimin dhe rindërtimin e objekteve në të cilat ata punojnë dhe kryejnë detyrat e tyre, me çka do të vazhdojë edhe në vitin 2019, rritja e pagave të policëve, ne këtë e kuptojmë vetëm si pjesë e parakushteve themelore që duhet të na sjellin në qëllimin e dëshiruar, në polici profesionale, funksionale dhe efikase si shërbim për qytetarët”, tha Spasovski.

Ai shtoi se për 2019 të ardhshëm, janë parashikuar 70 milionë denarë për rinovimin e stacioneve policore dhe rreth 200 milionë denarë për uniforma të reja. Në vitin e ri parashikohet edhe rritja e pagave prej pesë për qind.