Spasovski: Pas 20 viteve njerëzit bëhen me ujë dhe kanalizim, ne ndërtojmë për qytetarët

Ndërtuam Vakum stacion për kanalizim fekal për gjithë Jurumlerin, e para e llojit të tillë në Maqedoni. Jurumleri, për herë të parë pas 20 viteve bëhet me kanalizim fekal dhe lirohet nga balta e zezë, ndërsa VMRO-DPMNE me vite këtu ishte pushtet dhe nuk bëri asgjë përveç që ua grabiti paratë për Pallatin e tij të bardhë, theksoi pasdite bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga koalicioni “Mundemi” Oliver Spasovski.

Faza e parë, tha ai, është kryer me infrastrukturën ndaj dy rrugëve dhe amvisërive dhe vazhdon faza e dytë drejt pjesëve tjera.

Ai ka informuar se vetëm në Njësinë Zgjedhore 2 me investim prej 48.585.698 denarë, janë ndërtuar mbi 159 kilometra rrugë të reja.

“Në mbarë shtetin ndërtohen 260 kilometra autostrada, 300 kilometra rrugë eksprese, 900 kilometra rrugë lokale. Ripërtërijmë më shumë se 1.500 kilometra akse rrugore ekzistuese. Intensivisht punohet në infrastrukturën lokale dhe 500 kilometra shtesë ujësjellës dhe kanalizim. Kemi bërë kthim dhe treguam se çka do të thotë politikë e parave ndaj qytetarëve në vend se në xhepat e regjimit”, theksoi Spasovski.