Spasovski: Treguam se ndërtojmë dhe se i tejkaluam ndarjet

Treguam se dimë të ndërtojmë, se dimë t’i tejkalojmë të gjitha ndarjet në shtet. Kur flasim se dimë të ndërtojmë këto janë miqësi, ura dhe infrastrukturë dhe gjithë kjo ka dhënë rezultate, porositi sonte bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni “Mundemi” Oliver Spasovski në tribunë e cila u mbajt te universiteti FON në të cilën marrin pjesë kandidatët për deputetë Sanja Lukarevska, Muhamed Zekiri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Kryeministri aktual dhe bartës i listës nga Koalicioni “Mundemi” në Njësinë e dytë zgjedhore përkujtoi në punën e Qeverisë në tre vitet e fundit për të cilat tha se kanë punuar me mund në dy fronte. Së pari në plan ndërkombëtar të kthehet vendi i shtetit atje ku përket, në NATO dhe BE dhe e dyta është puna e planit ekonomik për shtetin të hapërojë përpara.

“Tregojmë edhe njëherë se arritëm ta rrëzojmë regjimin, ta sjellim shtetin në rrugë të drejtë dhe mendoj se pikërisht sonte prej këtu, nga vendi ku e mbajmë këtë tribunë mundemi edhe ta dërgojmë porosinë më të fuqishme se regjim nuk guxon të ketë më asnjëherë, Maqedonia nuk guxon të kthehet prapa në asnjë moment në mendimin se për shkak të asaj nga rruga e drejtë e tanishme kthimi prapa do të thotë kohë të errëta dhe regjim i cili e ka ditur vetëm një punë në gjithë këtë periudhë ndërsa ajo është të vjedhë dhe ta plaçkitë shtetin”, tha Spasovski.

Kandidati për deputet Zekiri para të pranishmëve tha se një nga dallimet e qeverisjes së LSDM-së me atë paraprake, siç e quajti regjim, është që nuk kishte tensione etnike, të cilat paraprakisht, sipas tij, regjimi në atë bazë është mbajtur në pushtet. Zekiri i’u drejtuar votuesve shqiptarë për të cilët tha se ka dëgjuar që BDI i ka kërcënuar nëpunësit administrativ, u porositi se nëse votojnë sipas bindjes së tyre nuk do t’u mungojë asnjë qime në kokë.

Bartësja e listës në NJZ 2, Sanja Lukarevska tha se një nga shtyllat bazë në të cilat bazohet programi i tyre për këto zgjedhje parlamentare është rendi, drejtësia dhe disiplina