“SSBV” një hit i fuqishëm, Lindi bombardon me projektin e fundit (Video)

Lindi, dikur një nga këngëtarët më premtues dhe produktiv në skenën muzikore, për një kohë të konsiderueshme u largua nga muzika. Projekti i sapo lansuar ngë këngëtari titullohet “SSBV”, që në version të gjatë i bije “Sa su bo vonë”. Muzika është krijuar nga kompania zvicërane “Planet V Music”, ndërkaq videoklipi është xhiruar nga produksioni “XL Films”.

Këngëtari ka treguar se ka munguar në muzikë për shkak të angazhimit rreth studimeve. Askush nuk dinte asgjë për djaloshin e hitit “Pa Facebook”, që ishte një bashkëpunim mes tij dhe këngëtarit Nexhat Osmani. Tashmë është rikthyer, madje edhe më atraktiv, me një këngë dhe videoklip mjaftë modern. Lindi, së shpejti vjen me projekte të reja dhe gjithashtu me një bashkëpunim, që mbetet surprizë.

https://youtu.be/iCXAhIhnIjw