Statusi i PSP-së dhe përdorimi i “bombave” pengojnë arritjen e marrëveshjes

Edhe pas takimit të tretë të grupeve të punës nga pushteti dhe opozita, nuk është arritur marrëveshje për propozim-ligjin e prokurorisë. Të thella mbesin dallimet për statusin e PSP-së dhe në përdorimin e materialeve të përgjuara si dëshmi. VMRO-DPMNE-ja thotë se gjatë takimit të fundit janë dakorduar të që ndajnë amendamentet thelbësore nga ato teknike, the grupet e punës të punojnë në përafrimin e qëndrimeve. Propozuesja e këtij ligji, Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoka thotë se takimi i së enjtes nuk ka qenë frytdhënës dhe se nuk janë përafruar qëndrimet mes pushtetit dhe opozitës për fatin e speciales.

Patëm takime, biseduam për amendamentet që i kemi propozuar. Të njëjtët i ndamë në grupe, ata të cilët janë më thelbësorë dhe të tjerët që janë të karakterit teknik. Shkëmbyem mendime, mbesin dallimet serioze në interpretimin e përmbajtës të të gjithë propozim ligjit për Prokurorinë”- tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Dallimet mbeten, kryesoret janë në statusin e PSP-së dhe në përdorimin e audio materialeve. U dakorduam që të bëhen konsultime për atë se ku mund t’i afrojmë qëndrimet me qëllim që të gjejmë hapësirë për sjellje të përbashkët të ligjit. Sot nuk kemi bërë ndonjë arritje me të cilën mund të mburremi”- pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

I shqyrtuam të gjithë amendamentet dhe konceptin që e ofrojnë. Në atë frymë është arritur marrëveshje të vazhdohet me bisedimet në tentim që të gjendet një zgjidhje kompromisi për miratimin e këtij ligji në mënyrë konsenuale në Parlament”-theksoi Artan Grubi, BDI.

/Alsat-M/