Ramiz Merko për Dr. Jovan Stojanoski: Çfarë do që të thuash në këto momente, nuk është e mjaftueshme.

Çfarë do që të thuash në këto momente, nuk është e mjaftueshme.

Sot, me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Komunës së Ohrit Dr. Jovan Stojanoski, ndjejm keqardhje për humbjen tuaj të pazavendësueshme! Ohri dhe Maqedonia humbën një Kryetar të mirë, kurse ne humbëm një koleg.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës, tju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e Kryetarit të Komunës së Ohrit. Pushoni i qetë dhe në paqe Dr. Jovan Stojanoski!

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko