Stoltenberg: Në fillim të vitit do të ratifikohet protokollit për anëtarësimin e RMV- së

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në konferencën në Bruksel tha se nuk pret që procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë të gjithë aleatët ta mbarojnë deri në fund të dhjetorit.

“Nuk presim që procesi të mbarohet deri në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare. Ata do të jenë në tavolinë, Maqedonia e Veriut do ta ndjekë mbledhjen në Londër. Maqedonia e Veriut është shumë afër anëtarësimit të plotë dhe do të marrë pjesë në mbledhjet e NATO-s, përfshirë edhe takimin e liderëve në Londër”, tha Stoltenberg.

Ai sot në Bruksel ka mbajtur konferencë për shtyp, përpara takimit ministror të 29-të vendeve.