Struga tejkalon situatën e vështirë të motit!

Gjendja e veshtire e kushteve atmosferike qe ka goditur Europen, eshte prezente dhe ne Struge, ku debora e rene ne pak dite me pare ka veshtirsuar levizjet e mjeteve. Por edhe pse kjo gjendje ka qene e veshtire, autoritetet lokale ja kane dale te mbahet hapur cdo aks rrugor brenda Struges, gjithashtu edhe ne fshatrat me te larget e malor te Struges, behet levizja e mjeteve dhe nuk ka bllokime ne as nje nga vendbanimet ne rajonin e Struges.

Duke u nisur nga hapja e cdo aksi rrugor ne Struge, nga autoritet lokale eshte bere maksimumi i mundeshem duke vene ne dispozicion maksimumin e mjeteve te nevojshme dhe njerzve per pastrimin e rrugeve. Por edhe pse ne terren ka pasur forca te shtuara te pastrimit, mbarrimi i kripes dhe skorjes, per shkak te konsumimit gjate diteve me te veshtira, ka qene nje problem evident ne Struge.
Gjithsesi ne nje komunikim qe pati redaksia Strugalajm.org me kabinetin e kryetarit Merko, na u konfirmua se diten e sotme jane siguruar sasite e nevojshme te kripes qe duhet per tu shperndare ne Struge, te cilat do te vendosen ne dispozicion menjehere./Strugalajm.org/