Studentët e Tetovës japin afat 7 ditor për kërkesat

Ka vazhduar protesta e studentëve në Tetovë. Studentët u kanë dhënë afat Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe rektorateve që të reflektojnë mbi kërkesat e tyre brenda shtatë ditëve, në të kundërtën ata janë kërcënuar me protesta 24 orëshe.

Që sot ne bashkërisht ju themi se keni afat kohor prej shtatë ditësh që të reflektoni dhe të filloni me plotësimin e kërkesave tona dhe këtë ta bëni publike edhe për opinionin. Në të kundërtën, ne nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të takohemi përditë këtu në shesh, para rektorateve të universiteteve dhe përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

Ka pasur presione të ndryshme tek studentë të ndryshëm, por, ne nuk do ndalemi pa marrë parasysh presionit apo shtypjes nga profesor apo njerëz të caktuar”.

Unë jam ndër studentet që kam dërguar shumë kërkesa në emër të fakultetit që unë e përfaqësoj dhe ato kërkesa janë kthyer gjithnjë negative. Çfarë kërkesash ata kanë plotësuar duam të dimë, dhe asgjë konkrete nuk ka nga universitetet. ka pasur kërcënime edhe nga profesorët edhe nga militantët politik që të mos dalim t`i plotësojmë kërkesat tona”.

Gjatë protestës përpara Universitetit të Tetovës, para protestuesve ka dalë koordinatori për studime Kushtim Ahmeti, i cili ftoi të gjithë studentët që kanë indeksin e UT-së me vete të futen dhe zyrtarisht të shpalosin kërkesat e tyre, por në mungesë të indekseve studentët nuk iu përgjigjën ftesës.

I ftoj studentët e Universitetit të Tetovës që të hyjnë në mënyrë institucionale t’i parashtrojnë kërkesat e tyre. Për studentët e universiteteve tjera ne nuk jemi kompetentë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ne ende në mënyrë institucionale s`kemi kërkesë që t`iu përgjigjemi kërkesave tuaja. Prandaj, ju lus, universiteti është i hapur, universiteti është i juaji dhe ju ftoj që të ulemi në amfiteatër jo për të bërë pazare por për t’i diskutojmë problemet që i keni, do hyni brenda me indeksa vetëm- deklaroi Kushtrim Ahmetit, përgjegjës për ICTS.

Protesta e studentëve do vijojë të enjten në ora 11 vetëm përpara Universitetit të Tetovës.