Sylejmani:”Ditëlindja dhe ngjarjet jetësore të këtij burri të nderuar duhet të jenë evenimente kombetare”

SHQIPTAR BESNIK ME VEPRIMTARI TË MADHE

Sot më 1 Maj 1959 është ditëlindja e njërit prej shqiptarëve besnik të popullit e Atdheut, njërit prej udhëheqësve politik kombëtar me vendosmëri të madhe e organizatorit të fuqishëm, i cili kurrë në jetën e tij nuk u ndal së vepruari në luftën kundër Serbisë pushtuese, derisa më 17 Nëntor 1994, bashk edhe me katër shokët tjerë, hodhi firmën, nënshkrimin e Tij në dokumentin historik, të themelimit të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, ngjarjes më të shenjtë e më të shtrenjtë e më të madhe të Kombit tonë!

Emrush Xhemajli shqiptari besnik i popullit dhe Atdheut por edhe i LPK-së, sot me 1 Maj 2019 i mbushë 60 vite jetë!

Jeta e Emrush Xhemajlit ashtu sikur e dijmë të gjithë, ka ecur e rrjedhur me jetërat e shumë shokëve e bashkëveprimtarëve, shum prej të cilëve kanë rënë në frontin e luftës për liri e çlirim, shumë të tjerë janë zhdukur pa gjurmë nga pushtuesi e në rrethana të dyshimta, shumë të tjerë kanë mbijetuar e jetojnë vertikalisht para popullit dhe shumë të tjerë ishin themelues e komandantë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Lëvizja Popullore për Republiken e Kosovës dhe me vonë Lëvizja Popullore e Kosovës, e ka pasur njërin prej themeluesve dhe drejtuesve kryesor në jetën e sajë të bujshme organizative, shqiptarin e madh e besnik, të panënshtruarin përballë armiqëve e pushtuesve, patriotin e madh Emrush Xhemajli.

Emrush Xhemajli me jetën dhe vepren e Tij në shërbim të popullit, Atdheut e Kombit, hyn në rreshtin e parë e rrethin e ngushtë të bijëve që vendit të Tij, është në gjendje ti falë gjithëçka e çdo gjë!

Levizja e organizuar politiko-patriotike pa veprimtarinë atdhetare dhe organizative të Emrush Xhemajlit, kurrë nuk do të ishte kjo që e njohim, që e kemi mësuar dhe jetuar.

Emrush Xhemajli ashtu sikur tërë veprimtarinë e Tij e ka të përbashkët me shumë emra të mëdhenj të cilët me angazhimet e Tyre ishin vënë dhe janë në shërbim të Atdheut, edhe në familjen e Tij, ka pasqyre shumë reale dhe transparente, sepse në familjen dhe fisin e Tij, dashuria për popull, Atdhe e Komb, është normë dhe përcaktim jetësorë.

Këtë e dëshmon Nëna e Tij heroinë, këtë e dëshmojnë vëllezërit e Tij të degjuar e me nam Mustafa, Bajrushi, Qamili e Mefaili, këtë e dëshmon motra e Tij, veprimtarja e shquar Nazifja!

Ditëlindjet e bijëve sikur Emrushi e shumë të tjerë që kanë dhënë kontribut të madh e vendimtarë në luftën dhe çlirimin e Kosvës dhe viseve të saja nën ish-jugosllavi, duhet të festohen, të bëhen ngjarje të mëdha, pasi ato i japin shkëlqim pamjes së lirë të Atdheut!

Me këta pak rreshta e në mënyrë modeste, kamë nderin dhe knaqësinë të ia uroj ditëlindjen e 60-të shokut e mikut tim, bashkëveprimtarit në OMLK, LPRK e LPK, të nderuarit Emrush Xhemajli, duke i uruar jetë të gjatë e të lumtur, shëndet e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!

Ditëlindja dhe ngjarjet jetësore të këtij burri të nderuar duhet të jenë evenimente kombetare, sepse figurat sikur Emrush Xhemajli Atdheu ynë i ka të rralla!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 1 Maj 2019!