Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të fesë islame, ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, me dëshirat më të mira për të qenë i pranueshëm dhe i lehtë.
Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës, mëshirës dhe faljes, andaj urojmë që të shtohet dashuria, mirëkuptimi dhe besimi në mesin tonë.
Të gjithë agjëruesve ju urojmë agjërim të lehtë!