Të mërkurën nis faza përfundimtare për ndryshimet kushtetuese – kalkulime për 80 votat “për”

Më 9 janar, do të nis faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por në sfond vazhdojnë kalkulimet për sigurimin e 2/3 e votave “për” miratimin e të njëjtave, mes kryeministri të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy partive shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA – pasi që të njëjtat kanë kushtëzuar votën “për” me kërkesa që lidhen me “çështje shqiptare”, transmeton Portalb.mk.

Faza përfundimtare do të nis të mërkurën, në seancën plenare të 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në rend dite të së cilës janë katë pika: verifikim të propozim amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë, miratimi i amendamenteve, shpalosja e amendamenteve dhe propozim ligji për zbatim të të njëjtave.

Kalkulime për sigurimin e 2/3 të votave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deri tash nuk i ka siguruar 80 votat sa janë të nevojshme për miratim të ndryshimeve kushtetuese. 4 vota i kanë partitë shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) me kryetar Ziadin Sela dhe Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami. Që të dy partitë kanë kushtëzuar votën “për” ndryshimet kushtetuese me kërkesa që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare”.

Në lidhje me këtë, javën që lamë pas është realizuar takim Zaev-Kasami, nga i cili nuk pati vendim. Nuk dihet se a do të ketë takim Zaev – Sela, pasi që për të njëjtën nuk është diskutuar deri më sot.

Të martën takim i deputetëve të ASH-së dhe BESA-s me grupin e ekspertëve

Për nesër, e martë, një ditë para seancës plenare është caktuar takim ndërmjet dy deputetëve të ASH-së, Ziadin Sela dhe Surija Rushidi dhe dy deputetëve të BESA-s, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Siç thuhet, takimi do të realizohet me ekspertë juridik dhe me përfaqësuesin e NATO-s në Maqedoni, për të shqyrtuar hapësirat ligjore dhe aktuale për pranim dhe aprovim të kërkesave të partive shqiptare opozitare.

VMRO-ja do ta bojkotojë seancën e 9-janarit

Partia opozitare maqedonase ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e 9-janarit në Kuvendin e Maqedonisë. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se pret që debati për ndryshimet kushtetuese të përfundojë më herët se 15 janari, kur është edhe data e fundit për miratim.

“Seanca është caktuar për më 9 janar, dhe shpresoj se në bazë të dinamikës që ajo të mbarojë shpejtë. Supozimet janë që deri më 15 janar të përmbyllet. Maksimalisht mund të zgjatë 12 ditë, sipas rregullave. Por nuk besoj se do harxhohet afati maksimal i afatit”, tha Xhaferi.

Votat do të kuptohen në ditën e votimit

Deri në ditën e votimit nuk do të dihet se a janë siguruar 80 votat “për” ndryshimet kushtetuese, kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Siç zhvillohet situatat në Maqedoni, me shumë gjasë, për mënyrën se si do të zhvillohen ndryshimet kushtetuese, numrin përfundimtar do ta dimë në ditën e votimit. Seanca është caktuar për më 9 janar, dhe debati duhet të zgjat jo më shumë se 10 ditë. Meqë është paralajmëruar edhe mosprania e opozitës, VMRO-DPMNE me shumë gjasë ajo do të zgjat 2-3 ditë”, tha Zaev.

“Unë mund të them se do të bëj çmos që ta sigurojmë 2/3 e votave”, tha Zaev.

Përndryshe, megjithëse ligji për amnisti ishte parakusht për votën “për” të 80 deputetëve të pavarur, kryeministri Zoran Zaev paraprakisht ka theksuar se: “76 persona kanë deklaruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese