Tefta Cami vlerëson ALI AHMETIN

Mirëmengjes dhe ju falenderoj për shkrimin, që më keni percjell, z. Ismet! Përgëzime, nga ana ime, që keni përshkruar e keni bërë vleresime për kontributin e madh e të pakrahasuar atdhetarë të të madhit, z.Ali Ahmeti! Historikisht janë sulmuar e luftuar liderët patriotë shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare, sepse kanë qenë e janë të pranishëm segmenti pansllavist te udhëhequr nga Rusia me Serbinë dhe kollonën e pestë me shqiptarë të shitur. Dihet se, kush lufton për çēshtjen shqiptare, sulmohet e luftohet me të gjitha mjetet. E rëndësishme është, që lufta i forcon dhe i bën me të guximshëm e me të vendosur herojtë atdhetarë shqiptarë si z. Ali Ahmeti, për të realizuar ëndrrën e strategjinë mbarëkombëtare për bashkimin e trojeve dhe të të gjithë shqiptarëve! Me heronjë trima e të pamposhtur si z. Ali Ahmeti, besoj se çështja shqiptare ende e pazgjidhur, do të gjejë rrjedhen e vet të zgjidhjes brenda çerekut të parë të këtij shekulli, nëse BE do të ketë dëshirë e do të mbajë qëndrim të drejtë proshqiptarê. Nderime e urime! Tefta Cami-Cani.

Vlerësimi për artikullin VAZHDON LUFTA SPECIALE KUNDËR ALI AHMETIT, të ish-Ministres së Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, Zonjës Tefta Cami! Me lejen e sajë po e publikojme vlerësimin për artikullin!