Tërmeti në Shqipëri, numri i viktimave arriti në 46

Shqipëria vazhdon të luftojë me jetën edhe në ditën e tretë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-s, por numri i viktimave ka shënuar rritje, duke arritur në 46, shkruan EuroNews Albania, njofton Portalb.mk.
Të lënduar vazhdojnë të jenë edhembi 700 persona të tjerë, kurse ka ende persona nën rrënoja, edhe pse askush nuk mund të thotë një shifër të saktë.

Ndërkohë, kanë vazhduar tërmetet edhe gjatë ditës së sotme.

Më i fuqishmi ka qenë ai i orës 10:52 në lartësi prej 5.1 ballësh.