Tërmeti në Shqipëri, shqiptarët e Maqedonisë ofrojnë shtëpitë e tyre

Banorët e Hasanbegut përpara tre vitesh pësuan nga një fatkeqësi natyrore, ku humbën jetën 22 persona, pasi një tragjedi të tillë e kanë përjetuar në lëkurën e tyre, sot janë solidarizuar me shqiptarët e Shqipërisë ku kanë hapur disa pika grumbullimi.

“Kryesisht ka batanije, veshmbathje, ka pije të ndryshme, qumësht, ujë, lëngje të ndryshme. Kemi edhe tesha për fëmijë, karroca të ndryshme, kush sa ka pasur mundësi ka ndihmuar, por gjithçka që kemi grumbulluar janë të reja dhe pa përdorur. Fatkeqësitë natyrore i kemi përjetuar edhe vetë, njerëzit e kanë kuptuar dhe tani ndihmojnë shumë.”,- tha Isa Idrizi.

Shqiptarët nga Maqedonia nuk hapën vetëm pika për grumbullimin e batanijeve, veshmbathje, ushqimit dhe gjësendeve të tjera për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, por ata i hapën edhe dyert e shtëpive të tyre për t’u solidarizuar me ta, shtëpitë e të cilëve u kthyen në rrënoja.

“Xhaxhai im më ka marrë në telefon nga Zvicra, jeton atje. Ka shprehur dëshirë t’i strehojë tre familje dhe t’i mirëmbajë me ushqim deri sa të jenë këtu dhe deri sa të rregullohen. Tre familje do t’ua paguajë qiranë sado që të jetë nuk është problem dhe çdo muaj nga 300 euro secilës familje për ushqim”,- u shpreh Fazli Fejzullahi.

“Jam nga Shkupi. Për momentin jam me banim në Gjermani, e kam banesën 95m2 dhe momentalisht është e lirë dhe mendova pse mos t’i ndihmoj vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria të cilët janë në gjendje të keqe. I hap dyert.”,- theksoi Arif Mustafa.

“Shumë familje nga Maqedonia kanë bërë apele publike në rrjetet sociale, të gatshëm të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe t’u ofrojnë edhe paga mujore të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, deri sa të rindërtojnë shtëpitë e rrënuara dhe t’i kthehen jetës normale.”,- tha Arbër Çeliku.

Shumë familje nga Maqedonia kanë bërë apele publike në rrjetet sociale, të gatshëm të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe t’u ofrojnë edhe paga mujore të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, deri sa të rindërtojnë shtëpitë e rrënuara dhe t’i kthehen jetës normale.

Mediat Socilale
Shpërnda këtë artikull
    