Teuta Thaçi vjen me ‘Fjalë’ (Video)

Teuta Thaçi, bëri emer të madh në tregun muzikor me këngë të përzgjedhura moderne dhe turbo-folk. “A po vjen ti” në bashkëpunim me Loco, “Nusja”e shumë këngë të tjera të cilat çdo ditë e më shumë ka shikueshëmëri dhe vlerësim nga publiku. “Pina tequila” është një ndër këngët e saj e cila ka marrë vëmendjen e duhur në publik një bashkëpunim me reperin Loco, një këngë më ritëm dhe që të bën të ndihesh mirë nën notat e saj. Ajo nuk lançon shpesh këngë apo klipe, por zgjedh momentin dhe këngën e duhur për të qenë pranë publikut ashtu siç e kërkon edhe vetë ajo. Teuta, ka qenë e ftuar edhe në shumë emisione në Kosovë dhe jo vetëm ku ka treguar gjithçka për jetën e saj artistike dhe dëshirën për të kënduar në shumë vënde të botës, ose më saktë kudo ku ka shqiptarë dhe duan muzikën e saj! Videoprojekti i saj është punuar me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu, orkestrim nga Ardian Kastrati dhe video nga Gmusic. E për të dëgjuar hitin e saj më të ri të titulluar ‘Fjalë’ mjafton të klikohet linku në vazhdim…

https://youtu.be/gT-XTwn0nJk