Tevdovski: Do të rritet sërish paga minimale

Qeveria paralajmëron edhe një vendim të ri për rritje shtesë të pagës minimale. Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i financave, Dragan Tevdovski, gjatë prezantimit të të arriturave në vitin 2018 dhe planifikimet për vitin 2019, tha se rritja e parë e pagës minimale ka ndikuar në rritjen e pagave në përgjithësi, andaj dhe kanë vlerësuar se një vendim i ri për rritje shtesë do të jep stimul shtesë në vazhdimin e rritjes së nivelit të pagës mesatare.
Zoran Zaev
“Dua të shfrytëzoj mundësinë të paralajmëroj sjellje të një vendimi shtesë për pagën minimale, do të rritet për shkak se me rritjen e pagës minimale dhe hapjen e spirales, pamë se çfarë efekti fituam. Ai efekt dha rezultatet e veta deri në shtator, por pamë se edhe pas shtatorit vazhdoi të rritet trendi i rritjes së pagave. Këtë patjetër ta shfrytëzojmë, do ta bëjmë këtë, por me këtë rast dërgoj inkurajim serioz tek sektori privat, para se gjithash te industria e tekstilit dhe lëkurës se shteti atë do ta bëj gjithashtu me fokus të madh të mirëmbajtjes së veprimtarive të veprimtarive intensive të punës në Maqedoni”
Ministri i Finansave, Dragan Tevdovski, e vlerësoi si të suksesshëm vitin 2018, ndërsa tha se edhe këtë vit do të vazhdohet me masat për mbështetjen ekonomike, mbështetje të investitorëve, punësimeve si dhe rritjes së pagës mesatare.
Dragan Tevdovski
“Viti 2018, nëse shihet rritja e pagës mesatare neto është 5.7% dhe kjo është trefish më e lartë nga ajo sa janë rritur pagat në vitet e kaluara. Gjithmonë pagat janë rritur për rreth 1.9 përqind, tani kemi rritje trefish më të lartë. Gjithsesi se filluam nga niveli shumë i ulët i pagave, për ne është me rëndësi sepse shumica e qytetarëve jetojnë nga puna e vetë, nga pagat, nuk kanë të ardhura nga kapitali dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion të këtillë, por edhe mbështetje që ndërmarrjet të hapin vende më të mira pune, të investojnë që praktikisht standardi jetësor i qytetarëve të përparojë”
Në standardin jetësor dhe ekonomik në vend, kreu i Qeverisë dhe numri një i financave presin që të ndikojnë dukshëm edhe investimet kapitale të cilat vitin e kaluar kishin stagnuar për shkak të shumë lëshimeve në planifikimet që janë bërë nga qeveria e kaluar./SHENJA/Qeveria paralajmëron edhe një vendim të ri për rritje shtesë të pagës minimale. Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i financave, Dragan Tevdovski, gjatë prezantimit të të arriturave në vitin 2018 dhe planifikimet për vitin 2019, tha se rritja e parë e pagës minimale ka ndikuar në rritjen e pagave në përgjithësi, andaj dhe kanë vlerësuar se një vendim i ri për rritje shtesë do të jep stimul shtesë në vazhdimin e rritjes së nivelit të pagës mesatare.
Zoran Zaev
“Dua të shfrytëzoj mundësinë të paralajmëroj sjellje të një vendimi shtesë për pagën minimale, do të rritet për shkak se me rritjen e pagës minimale dhe hapjen e spirales, pamë se çfarë efekti fituam. Ai efekt dha rezultatet e veta deri në shtator, por pamë se edhe pas shtatorit vazhdoi të rritet trendi i rritjes së pagave. Këtë patjetër ta shfrytëzojmë, do ta bëjmë këtë, por me këtë rast dërgoj inkurajim serioz tek sektori privat, para se gjithash te industria e tekstilit dhe lëkurës se shteti atë do ta bëj gjithashtu me fokus të madh të mirëmbajtjes së veprimtarive të veprimtarive intensive të punës në Maqedoni”
Ministri i Finansave, Dragan Tevdovski, e vlerësoi si të suksesshëm vitin 2018, ndërsa tha se edhe këtë vit do të vazhdohet me masat për mbështetjen ekonomike, mbështetje të investitorëve, punësimeve si dhe rritjes së pagës mesatare.
Dragan Tevdovski
“Viti 2018, nëse shihet rritja e pagës mesatare neto është 5.7% dhe kjo është trefish më e lartë nga ajo sa janë rritur pagat në vitet e kaluara. Gjithmonë pagat janë rritur për rreth 1.9 përqind, tani kemi rritje trefish më të lartë. Gjithsesi se filluam nga niveli shumë i ulët i pagave, për ne është me rëndësi sepse shumica e qytetarëve jetojnë nga puna e vetë, nga pagat, nuk kanë të ardhura nga kapitali dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion të këtillë, por edhe mbështetje që ndërmarrjet të hapin vende më të mira pune, të investojnë që praktikisht standardi jetësor i qytetarëve të përparojë”
Në standardin jetësor dhe ekonomik në vend, kreu i Qeverisë dhe numri një i financave presin që të ndikojnë dukshëm edhe investimet kapitale të cilat vitin e kaluar kishin stagnuar për shkak të shumë lëshimeve në planifikimet që janë bërë nga qeveria e kaluar./SHENJA/