Tevdovski: Do t’i shqyrtojmë kërkesat për kazinot

Ministri i Financave do t’i bëjë analizë të thellë kërkesës së qytetarëve që kazinotë dhe bastoret të dislokohen 3 kilometra nga vendbanimet. Kjo është përgjigjja e shkurtë e ministrit Dragan Tevdovski pasi javën e kaluar qytetarët protestuan në Tetovë dhe kërkuan nga kryeministri që të përgatitet një strategji për edukimin nga dëmet e bixhozit, njofton Alsat M.

Ministri më gjerësisht foli për atë se këtë vit është bërë një pako prej dhjetë reformave për sistem më të mirë të financave publike. Shtoi se, edhe pse me rishikimin janë siguruar 3 miliardë denarë për borxhet e vetëqeverisjes lokale, komunat tek tani do të fillojë t’i shlyejnë borxhet.