TGent publikon projektin ‘Ramoz’ në duet me Lambo

Reperi i ri nga Suhareka ka publikuar këngën në bashkëpunim më reperin ndërkombëtar më origjinë shqiptare Ramoz. TGent njihet me kengën e tij ‘A pe din’ për të cilën ka punuar me Agon79, këngë e cila është klikuar mjaft në rrjetin Youtube. Në këtë bashkëpunim ka marrë pjesë edhe DJ Money, po i njejti bën këngë edhe me reperin Getinjo dhe Mozzik.

TGent përveç këtij projekti paralajmëron edhe këngën e re duke zbuluar se ajo do të titullohet ‘Busy’ dhe pritet që të hidhet në treg diku në fund të muajit shkurt.

Reperi pret që kjo këngë të jetë një ogur i mirë për karierën e tij. TGent deri më tani ka 24 këngë të përfunduara në të cilat ka bashkëpunime me reper të famshëm por mbetet të shihet se kush do jenë ato.

Në vazhdim mund të shihni projektin e tij të fundit:

https://youtu.be/Yf5wcXVPVRs