Thaçi: Çdo derë në Kosovë është e hapur për shqiptarët

Presidenti Hashim Thaçi mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Thumana ka zhvilluar një tjetër vizitë në lagjen nr. 18 në Durrës.

Thaçi në fjalën e tij është shpehur se jo vetëm ushtria me policinë që do të vijojnë ndihmën, por edhe dyert e shqiptarëve të Kosovës janë të hapura për shqiptarët e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin e Kosovës. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e përbashkëta që të kryejmë obligmin me pasoja sa më të vogla. Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë për strehimin në 1999 dhe sot çdo derë në Kosovë është e hapur për shqiptarët. Por shoh që institucionet e Shqipërisë janë në gatishmëri. Kur Shqipëria është në zi edhe Kosova është në zi. Njerëzit këtu nuk janë të vetmuar të gjithë jemi me ta”.