Tregu i Maqedonisë është i “uritur” për deviza

Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2018, në tregun e devizave të bankave është realizuar neto-shitje e devizave prej 44 milionë euro, që është më shumë për 11.8 milionë euro nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore.

Prej atje informojnë se ndryshimi i këtillë gjatë këtij viti në pjesën më të madhe ka të bëjë me rritjen e lartë të kërkesës në lidhje me ofertën e devizave.

“Analiza sektoriale tregon se ndryshimet e këtilla në pjesën më të madhe dalin nga neto-blerja më e ulët nga jo-rezidentët, por edhe neto-shitja më e lartë e ndërmarrjeve. Në drejtim të kundër, por në madhësi më të vogël, ka qenë edhe neto-blerja nga këmbimoret dhe personat fizik”, thonë nga Banka Popullore.