U.d. kryetar i Komunës së Ohrit është Konstatin Georgievski, zëvendës i të ndjerit Stojanoski

Konstantin Georgievski është u.d. kryetar i Komunës së Ohrit, i cili deri më tani ishte zëvendës i të ndjerit Jovan Stojanoski. Kështu sot vendosën këshilltarët e Këshillit të Komunës së Ohrit, ndërkaq për zgjedhje të Georgievskit votuan 15 këshilltarë nga 23.

Kryetari i ndjerë i Ohrit, Jovan Stojanoski e ka emëruar Georgievskin për zëvendëskryetar për shkak të rezultateve të realizuara të zgjedhjeve të fundit lokale, kur si bartës i listës së këshilltarëve të LSDM-së ka fituar mbi 15.000 vota.

Konstantin Georgievski është udhëheqës i Klinikës së Ohrit “Daron”. Me profesion si mjek internist është njëri nga kuadrot më të theksuar të LSDM-së në Ohër.

“Nuk jam i gëzuar që në këtë mënyrë u bëra u.d. kryetar i Ohrit, por unë do t’i plotësoj planet që i ka pasur për Ohrin, tanimë kryetari i ndjerë Jovan Stojanovski”, deklaroi shkurt Georgievski.

Ndryshe, Sotjanoski ka ndërruar jetë më 15 dhjetor si pasojë e sulmit në zemër.

Mandati i Stojanoskit ka filluar më 20.10.2017, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale.