U zunë për Elvanën vite më parë, pajtohen Eneda Tarifa dhe Flori Mumajesi

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe kantaurori Flori Mumajesi kanë pasur një debat shumë vite më parë në lidhje me këngën ‘Mamani nejën’. Kenga ishte planifikuar të këndohej nga Eneda, por Flori ia ka dhënë Elvana Gjatës, pasi kishte përfunduar regjistrimi në versionin Tarifa. Kjo bëri që këngëtarët të shkëpusnin kontaktet me njëri-tjetrin.

Mirëpo, duket se që nga ajo kohë ka ndryshuar shumë gjëra dhe Eneda është rikthyer përsëri në studion e Mumajesit. E ftuar në emisionin ’Rudina’, ajo zbuloi se në mars do të dalë bashkëpunimi mes tyre, i cili pritet të jetë një hit i vërtetë. Kënga e fundit që Flori bëri për Enedën ishte ‘Me veten’, që e shpalli fituese të festivalit ‘Top Fest’.