UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI NË NDERIM TË BACIT TË TRI USHTRIVE ÇLIRIMTARE

Patrioti e atdhetari, luftëtari i tri luftërave çlirimtare të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK Kombëtare, Heroi i Kosovës Shaban Viqa – Baci, më 10 Prill 2019 e kishte 10 vjetorin e ndarjes nga jeta!

Në këtë nderim të madh kombëtar që iu organizua në Sallën e Kuqe në Prishtinë, për të folur për figurën dhe personalitetin e Tij, ishte Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ishte e vogël për të zënë të gjithë ata që dëshironin të ishin pjesmarrës në nderim të Bacit, për kontributin e madh që kishte dhënë në luftë për çlirimin e Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Ali Ahmeti për Bacin dhe për luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës e të Viseve shqiptare, mbajti një fjalim të madh e mbresëlënës!

Sot përpara opinionit po e publikojmë një foto e cila flet vet se sa me shumë nderim e respekt degjohej ilegali famëmadh e strategu i lavdishëm i platformës së madhe për luftë e çlirim të popullit shqiptar nga Serbia pushtuese!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 28 Janar 2022!