Ulqin, ambjentalistët kundërshtojnë kërkimet në det

Në rajonin e Ulqinit kanë nisur kërkimet për naftë e gaz në det. Marrëveshja e koncesionit është për 30 vjet dhe i referohet disa blloqeve në bregdetin e Ulqinit, në afërsi me Shqipëri. Ambjentalistët dhe shoqëria civile po i kundërshtojnë kërkimet në det duke thënë se ndërhyrja shkatërron ekosistemin dhe prish rajonin bregdetar të Ulqinit.