Urgjentisht kërkojmë nga Edi Rama, që të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit!

Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigan-it, lëshoi këtë Thirrje  Unanime :

– URGJENTISHT KËRKOJMË NGA EDI RAMA, QË TË DORËRHIQET NGA POSTI I KRYEMINISTRIT PËR SHKAK TË ADERIMIT NË ALEANCËN TRADHTARE “BALLKANI I HAPUR, ME TË CILËN KA IZOLUAR KOSOVËN! 

– SI ËSHTË E MUNDUR QË ME KRIMINELËT E PAPENDUAR, QË NUK PRANOJNË SE KANË KRYER KRIME TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVë, TË BËHET ALEANCË PAQËSORE ME TA ?!

Nëse kemi zemër, sy e mendje të kthjellët mbarë kombi shqiptar, duhet  të ngrihemi në këmbë dhe t’i themi JO, JO, njëqind herë JO Marrëveshjes tradhtare antishqiptare dhe anti-Kosovë, të ashtuquajtur “Shengeni-Ballkani i hapur”, të cilën në emër të Serbisë, e nënshkroi presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, në emër të Shqipërisë, e nënshkroi kryeministri  Edi Rama dhe, në emër të Maqedonisë Verirore, e nënshkroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e “Forumit të Bashkëpunimit Rajonal”, të mbajtur në Shkup, më 29 korrik 2021.

Duhet t’i themi JO, sepse Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90 e kemi zgjedhur rrugën tone drejt Europës Perëndimore dhe Amerikës. Prandaj,  me asnjë kusht nuk duhet të pranojmë Aleancën Serbomadhe, të ashtuquajtur “Shengeni, respektivisht Ballkani i hapur”, sepse  kjo na çon në varrin e hapur nën sundimin e dikurshëm kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Madhe, të carizmit dhe të bolshevizmit ortodoks komunist sovjetik.

Marrëveshja  idiotike, antikombëtare, antieuropiane dhe antiamerikane, e nënshkruar nga eksponenët e saj serbo-ruso-sovjetikë revizionistë sovjetikë ka për qëllim izolimin e Kosovës nga Shqipëria, nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika, që do të thotë asgjësimin e saj si shtet i pavarur  dhe sovran. Për këtë qëllim është ideuar, shpikur dhe formua “Minishengeni ballkanik”, respektiisht “Ballkani i hapur”. 

Kjo Marrëveshje e ndyrë antishqiptare Rama-Vuçi-Zaev, është “kurdisur” vetëm për t’i ricopëtuar, për t’i riserbizuar dhe për t’i rikolonizuar   shqiptarët dhe atdheun e tyre-Shqipërinë etnike. Kush nuk e kupton këtë synim afatgjatë të këtij Projekti ruso-serbo-sllav, do të viktimizohet   sikurse    “11.800” shqiptarë  të masakruar dhe të djegur në Kosovë nga ana njësiteve vrastare çetniko-fashiste policore, militare dhe paramilitare serbe të Serbisë së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq(1989-1999).

Këtë të kaluar historike, të dhimbshme dhe tragjike, nuk do ta harrojmë kurrë, pa marrë hakun nga ata që na kanë vrarë dhe, që kanë bërë plojë dhe që na kanë djegur me foshnja, me fëmijë dhe me nëna shtatzëna, gra, pleq, burra, dejmë e vajza.  Kjo histori, tanimë është shkruar me gjakun dhe me viktimat shqiptare nga reprezaljet, nga masakrat dhe nga krimet e panumërta  të gjenocidit  serb në Kosovë (1989-1999).

Pa ndriçimin e kësaj historie nga ana e Serbisë fashiste dhe gjenocidale, nëpër Kosovë nuk do të kalojnë askush pa u identifikuar, që është në regjistrin e krimeve   të luftës gjenocidale ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Edhe Edi Ramë tradhtari, edhe Aleksandër Vuçiq vrastari, nuk do të kalojnë nëpër Kosovë për të dalë në Detin Adriatik  pa lejen e Qeverisë së Kosovës, pa njohjen paraprake të Kosovës nga ana e Serbisë gjenocidale (1912-1999).   

Edi Rama he mafi, mas bostani ha turshi, mjer kombi që t’ka ty, pse ia bane Kosovës këtë tradhti?!

Për të dokumentuar këtë  tradhti të dëshmuar të Edi Ramës ndaj Kosovës, nuk ka nevojë që të “shkrijmë” më shumë mend, sepse me komente e analiza  nuk shërohet tradhtia dhe pabesia ndaj kombit dhe atdheut, por me veprime konkrete të ligjshme nga gjykatat e caktuara kombëtare, sipas meritës, ai që tradhton duhet të japë llogari për ndërmendjen dhe veprën e bërë penale. 

E mbështesim Propozimin e Prof.Dr.Milazim Krasniqit nga Prishtina, që Edi Rama dhe Ali Ahmeti menjëherë të dërgohen në burg për tradhti ndaj Kosovës !

Ja arsyetimi i argumentuar i Milazim Krasniqit:

“Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë lidhur aleancë me Serbinë e Vuçiqit. Ky nuk është akt jomiqësor vetëm ndaj Kosovës, po është edhe shkelje e Kushtetutave të atyre dy shteteve/ Pse? Sepse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë njohur Kosovës si shtet. Pra, rrjedhimisht i bie që duke bërë aleancë me Serbinë, e cila Kosovën e konsideron pjesë të territorit të saj, ata kanë shkelë vendimet e shteteve të tyre. Dikush duhet t’i dërgojë në gjykatat kushtetuese respective…”.

Në frymën e këtij Propozimi të Profesorit të nderuar Milazim Krasniqi, edhe  Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigan-it, NGREJMË ZËRIN, që të gjithë shqiptarët patriot liridashë atdhetarë të na bashkohen për të denioncuar  dhe hedhur poshtë si të pavlefshme dhe, krejtësisht antishqiptare Marrëveshjen e ashtquajtur “Ballkani i hapur”, të nënshkruar nga tradhtari me damkë të zezë, Edi Rama, i cili për interesa të tij mafioze antishqiptare, tradhtoi Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe në vend të tij përqafoi “villain” dhe “mikun” Aleksandër Vuçiq (president) dhe “puthi” Serbinë gjenocidale kolonialiste, e cila masakroi mbi “11.800” shqiptarë vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse kërkoni liri dhe pavarësi për Kosovën e Shqipërisë etnike.

Ndihemi jo vetëm të shqetësuar, por edhe të trishtuar në skajshmëri nga tradhtia e krymeinistrit fallso dhe vagabond shqipfolës Edi Rama, që pa  asnjë dhembje dhe , pa asnjë arsye tradhtoi Kosovën e Nënës Shqipëri etnike, tradhtoi Bashkimin Evropian, tradhtoi Amerikën dhe tradhtoi NATO-n, duke hyrë në një “thes” të amalgamës ruso-sovjetike-serbe (1878-1999),  me qëllim të braktisjes dhe të prerjes së të gjitha lidhjeve dhe bashkëpunimit të deritashëm me partnerët dhe me miqtë tanë evropianoperëndimorë me Amerikën në krye, me BE-në dhe me NATO-n, që shpëtuan, çliruan dhe pavarësuan Kosovën shqiptare, si dhe shpëtuan nga vdekja e sigurt mbi 2 miulionë shqiptarë në Kosovë, vetëm për t’iu kthyer  triumfalisht “nënës” Rusi dhe “bijës” së saj gjenocidale-Serbisë së Slobodan Milosheviqit, sepse i dogji, i zhuriti dhe i harlisi malli dhe dashuria për Rusinë cariste, respektivisht për Bashkimin Sovjetik të Nikita S.Krushçovit. 

Kjo utopi dhe tradhti sui generis pro-ruso-sovjetike lindore sllave e Edi Ramës, ia tejkalon edhe  Esad Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut në vitet  e 20-ta të shekullit XX, kur për shkak të ambicieve personale, të karrierizmit, të luftës dhe të rivalitetit për pushtet e për feude, humbën mendjen, arsyen, shpirtin dhe ndjenjën e ndërgjegjës dhe të atdhedashurisë ndaj Kombit dhe ndaj Shqipërisë etnike, dhe, ashtu si Edi Ramë tradhtari  i sotëm “modern” u lidhën si mishi me kockëm me ish-kryeministrin e Serbisë, Nikola Pashiqi, i cili, jo vetëm me forcat e veta paramilitare dhe militare çetniko-fashiste barbare, por edhe me forcat bjellogardiste të Vrangelit, e dogjën Shqipërinë, dhe vranë patritotët dhe atdhetarët më të mirë të kohës.

Një konflikt dhe, një luftë të tillë brendashiptare, është duke e përgatitur edhe Serbia gjenocidale e Aleksandër Vuçiqit, duke e izoluar dhe futur në shtetrrethim Kosovën e pavarur, duke përdorur  si “partolinë” Shqipërinë e Edi Ramës, në mënyrë që sa më parë t’i futë në vëllavrasje shqiptarët për t’ua grabitur Kosovën-koloninë e dikurshme. Pas kësaj tradhtie të Aleksandër Vuçiqit qëndron faqeziu Edi Rama. 

Mirëpo, tradhtinë e  kryeministrit shqipfolës Edi Rama, që i bëri Kosovës me futjen në Aleancën sllave “Ballkani i hapur” , e cila  “me një këmbë është në luftë” me Serbinë, kurrë nuk duhet pranuar as Kosova, as Shqipëria etnike, as Amerika, as NATO-ja e as Bashkimi Evropian, edhe pse presidenti serb në çdo fjalim të tij nëpër takimet e tij me mediat në Serbi, në Ballkan dhe në Evropë (në kuadrin e Dialogut të Brukselit, 2011-2021) me tiradat e tij politiko-propaganduese në frymën kërcënuese dhe ultimative, se  “Serbia kurrë  nuk do ta njohë Kosovën”. 

Për fund, apelojmë Ambasadën e Amerikës në Tiranë, përfaqësuesit e NATO-s dhe të Bashkimit Europian, ta thërrasin kryeminisrin Edi Rama, që ta detyrojnë të qëndroj brenda kursit politik, standardeve , parimeve,  kornizave dhe të agjendës strategjike evropianoperëndimore me Amerikën në krye, duke e detyruar që të heqë nga çdo aleancë me Serbinë, që pretendon t’i bllokojë proceset integruese dhe demmokratike të BE-së në Ballkan.

Për “Organizatën Shqiptarët e Bashkuar”

Kryetari, Rrok Dedvukaj,

Detroit, më 30 korrik 2021