UT me telegram ngushëshimi për ndarrjen nga jeta të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja.

Sukseset dhe kontributi i tij në disiplinën e skijimit janë për t’u admiruar, prandaj kampioni i shumëfishtë, Refik Jahja, do të mbahet mend si një punëtor sportiv i devotshëm, i palodhur, duke na nderuar me arritjet e punës së tij.

Mbi të gjitha, Refik Jahjën do ta kujtojë opinioni i gjerë, si sportist këmbëngulës deri në sakrificë për arritjen e rezultateve kudo ku mori pjesë duke u shpërblyer  me medalje, mirënjohje dhe çmime prestigjioze.

Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Qoftë i përhershëm kujtimi për kampionin tonë, Refik Jahja.
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës