Vazhdon fushata presidenciale, ja ku do të jenë sot Reka, Siljanovska dhe Pendarovski

Fushata për zgjedhjet presidenciale po shkon drejt mbylljes së javës së dytë, ndërsa kandidatët për president kanë vijuar me aktivitetet e tyre.
Kandidati për president Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA sonte do të zhvillojnë tubim në Pallatin e Kulturës në Gostivar, por paraprakisht janë planifikuar edhe takime me qytetarë.
Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska sonte do të ketë miting para Qeverisë në Shkup.
Ndërsa kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski do të zhvillojë takime me qytetarët në Konçe, Radovish, Bosilovë, Novo Selë, ndërsa tubimi qendror do të zhvillohet në Strumicë. (INA)