VESELI: 250 autoblinda nga Amerika po i vijnë ushtrisë së Kosovës nga SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, percjell Fakte.

Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar për Blic Intervieë se ato janë në rrugëtim por nuk ka specifikuar një datë të saktë.

“Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, do të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet”.