Vijojnë reagimet nga mësimdhënësit e Gostivarit. Veprimet e Taravarit të jashtëligjshme

Duke u nderlidhur me situaten aktuale te krijuar në qytet pas ngjarjeve të fundit për marjen e kompetencave në arsim për të dytën herë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencès, me vjen keq për reagimin e Kryetarit te Komunes se Gostivarit i cili ankohet se në mënyrë të padrejtë( sipas tij) e në baza politike është marrë ky vendim.
I nderuar dr.Taravari askush nuk ua mori kompetencat me zor ,ju vete me vendimet tuaja te paligjshme dhe absurde e sollët këtë hap.

Si në herën e parë, edhe në herën e dytë nuk respektuat ligjin për arsm fillor. Në kundërshtim të plotë me ligjin bëtë shkarkim të drejtorit me mandat dhe emëruat drejtor tjetër që nuk i përmbush kushtet ligjore.

Ju nuk keni fituar mandate të silleni në mënyë arrogante me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore. Ku e gjeni të drejtën të na ulni dinjitetin, e për çfarë?

Për apetite politike hiqni dhe vini cilënt të dëshironi tërrëisht në kundershtim me ligjin për0 arsim fillor, duke u sjellë sikur shkollat të jenë pronë e juaja.
Ne nuk punojmë në shkolla të Taravarit, ne punojmë në shkolla ku na mësojnë fëmijet tanë, kurse as shkolla e as fëmijet nuk janë pronë e juaja.

Për fat të keq kjo nuk është gjuha që unë vlerësoj. Në institucionin që unë kam drejtuar kam pasur si parim bazë punën, gjë të cilën mund t’ua dëshmojnë edhe të punësuarit në shkollë.

Meqenëse shkolla është institucion i rëndësishëm në të cilën merren vendime për të ardhmen e fëmijëve tanë, a nuk duhet që këto lojëra të ulëta të marim fund ?
Analizoni dhe do të gjeni ku dhe si keni gabuar.

Mersel Sadiu, mësimdhënës në Shkollën Fillore Bashkimi – Gostivar